Takimi i parë i projektit strategjik ndërkufitar SAVE WATER



26 korrik 2018 shënon startimin e projektit strategjik ndërkufitar "Save Water" (Kurse Ujin), zhvilluar në Corfu të Greqisë.
Ky takim pune bëri bashkë përfaqësues të 8 partnerëve të këtij projekti si dhe përfaqësues të sekretariatit të përbashkët teknik të programit ndërkufitar.
Ky projekt 3 vjeçar ka si objektiv rehabilitim të infrastrukturës së furnizimit me ujë si dhe monitorim të cilësisë së ujit të pijshëm.
Në Qarkun Korçë ky projekt do të zbatohet në Njësitë Administrative: Drenovë, Voskop, Bulgarec, Bashkia Korçë si dhe në stacionin e pompimit Kicnik, Bashkia Maliq.
Përfitues do të jenë popullsia lokale, njësitë vendore si dhe vizitorë vendor dhe të huaj.