njoftim



Kërkesë për publikim vendesh të lira
                       


                         KËSHILLI I QARKUT KORÇË


 (Drejtoria e Financës, Zhvillimit Ekonomik dhe Shërbimeve)

ËËËËËËËËËËËËËËËËËË..ËËËËËËËËËËËËËËËËË

Adresa : Lagjia 7, Rruga "28 Nëntori",  Tel & Fax ++355(0) 82242009  www.korcaregion.com

  Shpallje për lëvizje paralele dhe për pranimin në shërbimin civil në kategorinë    ekzekutive

  Në zbatim të nenit 22 dhe 25, të Ligjit nr. 152/2013 "Për nëpunësin civil", i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave të ndryshuar me VKM nr. 746, datë 19.12.2018, Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore (Njësia Përgjegjëse) pranë Këshillit të Qarkut Korçë shpall procedurën e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive për pozicionin:

 

-      1 (një) Specialist i nivelit të lartë për programet e zhvillimit

 

Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil) aplikohet në të njëjtën kohe.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentave për LËVIZJE PARALELE është data 22.01.2020

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentave për PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL është data 27.01.2020

 Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

 

a)              Bashkëpunon me specialistin e projekteve për të gjitha projektet ku Këshilli i Qarkut Korçë merr pjesë dhe evidenton të dhënat financiare në lidhje me projektet e ndryshme të Bashkimit Europian.

b)             Administron të gjitha shpenzimet për pagesat, transaksionet bankare që rrjedhin nga zbatimi i projekteve ku Këshilli i Qarkut Korçë është partner si dhe ndjek detyrimet financiare që vijnë nga kontratat e nënshkruara me operatorët vendas dhe të huaj.  

c)              Bën të mundur ndjekjen dhe zbatimin e procedurave të duhura në hartimin e projekt-buxheteve për realizimin e projekteve.

d)            Organizon, mbikëqyr dhe kontrollon zbatimin e buxhetit duke u bazuar në legjislacionin për financat dhe pjesëmarrjen në projektet e Bashkimit Europian.

e)              Përpilon urdhër shpenzimet për likujdimet e projekteve me financim të huaj sipas ligjit në fuqi.


1. LEVIZJA PARALELE

            Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori ekzekutive, në të gjithë institucionet pjesë e shërbimit civil.

 

1.1 KUSHTET PËR LEVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotesojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon

            a) Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori.

            b) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.

            c) Të ketë të paktën vlerësimin e fundit "mirë" apo "shumë mirë".

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

a) Të zotërojë diplomë të nivelit "Master shkencor" në financë dhe diploma e nivelit "Bachelor" duhet të jetë në të njëjtën fushë (për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehësimi nga Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë).

b) Të ketë njohuri të mira në programet bazë të kompjuterit.

c) Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhuese.

d) Të ketë eksperiencë pune jo më pak se  5 vjet në administratën shtetërore dhe/ose institucione të pavarura.

 

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DOREZIMIT

            Kandidatët duhet të dorëzojne pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve të Këshillit të Qarkut Korçë Brenda datës 22.01.2020 dokumentat si më poshtë:

a- Jetëshkrimi i plotësuar në përputhje me dokumentin tip

b- Fotokopje të noterizuar të diplomës (përfshirë edhe diplomën Master)

c- Fotokopje të noterizuar të librezës së punës

d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID)

e- Vërtetim të gjendjes shëndetesore

f - Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore

g- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt

h- Fotokopje të aktit të deklarimit të statusit

i- Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi

j- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim

 

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

            Në datën 24.01.2020 Zyra e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve do të shpallë në portalin "Shërbimi Kombëtar i Punësimit" dhe në faqen zyrtare të institucionit, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë.

            Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Zyra e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve për shkaqet e moskualifikimit (nëpermjet adreses së e-mail).

 

1.4 FUSHA E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË

      ZHVILLOHET INTERVISTA.

 

            Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a- Njohuri mbi Kushtetutën

b- Njohuri mbi Kodin e Procedurave Administrative,i ndryshuar

c- Ligjin Nr. 139/2015 "Për vetëqeverisjes vendore".

d- Njohuri mbi Ligjin nr.152/2013 "Për nëpunësin civil", i ndryshuar

e- Ligjin Nr. 9367, datë 07.04.2005 "Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike".

f- Ligji nr. 9131, datë 08.09.2003 " Rregullat e etikës në administratën publike"

g- Ligjin Nr.10 296, datë 8.7.2010 "Për menaxhimin financiar dhe kontrollin" i ndryshuar.

h- Ligjin Nr.9936, datë 26.06.2008 "Për menaxhimin e sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë" i ndryshuar.

i- Ligji Nr. 37/2015 "Për Ratifikimin e Marrëveshjes Kuadër ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian për rregullat e zbatimit të mbështetjes financiare të Be-së për Shqipërinë, në kuadër të instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit (Ipa II)

j- Manuali praktik për zbatimin e projekteve të financuara nga programet IPA/CBC.

k- Njohuritë mbi Udhëzimin nr. 9, datë 20.03.2018 të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, "Për procedurat standarde të zbatimit të buxhetit".
l- Njohuritë mbi Udhëzimin nr. 9/1, datë 20.03.2018 të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, "Për procedurat e zbatimit të buxhetit për njësitë e qeverisjes së përgjithshme që përdorin Sistemin Informatik Financiar të Qeverisë".


1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE PËR LËVIZJEN PARALELE

40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv. ( 20 pikë- eksperienca; 10 pikë- trajnimet; 10 pikë- kualifikimet në fushën përkatëse)

60 pikë nga intervista e strukturuar me gojë:

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

Ë         Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

Ë         Eksperiencën e tyre të mëparshme;

Ë         Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm.

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do të shpallet në portalin "Shërbimi Kombëtar i Punësimit", në faqen zyrtare të Këshillit të Qarkut Korçë. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike.

2. PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicion vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive. Këtë informacion do ta merrni në faqen e "Sherbimi Kombetar i Punësimit" dhe faqen zyrtare të institucionit, duke filluar nga data 05.02.2020.

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E

PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21 të ligjit 152/2013 "Për nëpunësin civil" i ndryshuar.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:
a - Të jetë shtetas shqiptar;
b - Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c - Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f - Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 "Për nëpunësin civil" i ndryshuar.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a) a) Të zotërojë diplomë të nivelit "Master shkencor" në financë dhe diploma e nivelit "Bachelor" duhet të jetë në të njëjtën fushë (për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehësimi nga Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë).

b) Të ketë njohuri të mira në programet bazë të kompjuterit.

c) Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhuese.

d) Të ketë eksperiencë pune jo më pak se  5 vjet në administratën shtetërore dhe/ose institucione të pavarura.

 

2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve të Këshillit të Qarkut Korçë deri në datën 27.01.2020 dokumentat si më poshtë:


a - Jetëshkrimi i plotësuar në përputhje me dokumentin tip

b- Fotokopje të noterizuar të diplomes (përfshirë edhe diplomën Master)

c - Fotokopje të noterizuar të librezës së punës

d - Fotokopje të letërnjoftimit (ID)

e - Vërtetim të gjendjes shëndetesore

f - Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore

g - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt

h - Fotokopje të aktit të deklarimit të statusit

i - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi

j - Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim

 

 

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 05.02.2020, Zyra e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve do të shpallë në portalin "Shërbimi Kombëtar i Punësimit" dhe në faqen zyrtare të institucionit, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e struktururar me gojë.

            Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Zyra e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adreses së e-mail).

 

2.4 FUSHA E NJOHURIVE, AFTESITE DHE CILESITE MBI TE CILAT DO TE

      ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA.

            Kandidatet do te testohen me shkrim ne lidhje me:

a- Njohuri mbi Kushtetutën

b- Njohuri mbi Kodin e Procedurave Administrative, i ndryshuar

c- Ligjin Nr. 139/2015 "Për vetëqeverisjes vendore".

d- Njohuri mbi Ligjin nr.152/2013 "Për nëpunësin civil", i ndryshuar

e- Ligjin Nr. 9367, datë 07.04.2005 "Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike".

f- Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 " Rregullat e etikës në administratën publike"

g- Ligjin Nr.10 296, datë 8.7.2010 "Për menaxhimin financiar dhe kontrollin" i ndryshuar.

h- Ligjin Nr.9936, datë 26.06.2008 "Për menaxhimin e sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë" i ndryshuar.

i- Ligjin Nr. 37/2015 "Për Ratifikimin e Marrëveshjes Kuadër ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian për rregullat e zbatimit të mbështetjes financiare të Be-së për Shqipërinë, në kuadër të instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit (Ipa II)

j- Manuali praktik për zbatimin e projekteve të financuara nga programet IPA/CBC.

k- Njohuritë mbi Udhëzimin nr. 9, datë 20.03.2018 të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, "Për procedurat standarde të zbatimit të buxhetit".
l- Njohuritë mbi Udhëzimin nr. 9/1, datë 20.03.2018 të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, "Për procedurat e zbatimit të buxhetit për njësitë e qeverisjes së përgjithshme që përdorin Sistemin Informatik Financiar të Qeverisë".

 

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a - Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;

b - Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;

c - Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë.

Nëse kandidati grumbullon më shumë se gjysmën e pikëve (mbi 30 pikë) nga vlerësimi me shkrim, ai kualifikohet për të kaluar në procesin e vlerësimit të intervistës së strukturuar me gojë dhe jetëshkrimit.
Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm.

 

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Drejtoria e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin "Shërbimi Kombëtar i Punësimit". Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).