Njoftim



 NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK PËR LËVIZJEN PARALELE NË KATEGORINË EKZEKUTIVE (Specialist në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Kolonjë) kategoria IV B

 

Lloji i diplomës: "Gjeodezi, Agronomi" niveli minimal i diplomës "Master Shkencor"

 

Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 "Për nëpunësin civil", i ndryshuar si dhe si dhe të Kreut II, pika 10, 11, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015", "Per plotesimin e vendeve te lira ne kategorine e ulët dhe të mesme drejtuese" i ndryshuar me VKM nr. 748, datë 19.12.2018.

Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institucionin e Këshillit të Qarkut Korçë në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin e mësipërm nuk ka kandidatura të përzgjedhura.

Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për procedurën e pranimit ne sherbimin civil.

 

    Njësia Përgjegjëse Për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore  

                         në Këshillin e Qarkut Korçë                                                                             

                                    Edi Qirinxhi