Njoftim



                                                 
NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE (Specialist në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Kolonjë) kategoria IV B  

 

Lloji i diplomës: "Gjeodezi, Agronomi" niveli minimal i diplomës "Master Shkencor"  

 

Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 "Për nëpunësin civil", i ndryshuar si dhe si dhe të Kreut II, pika 10, 11, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015", "Per plotesimin e vendeve te lira ne kategorine e ulët dhe të mesme drejtuese" i ndryshuar me VKM nr. 748, datë 19.12.2018.  

Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institucionin e Këshillit të Qarkut Korçë në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve për pranim në Shërbimin Civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin e mësipërm nuk ka kandidatura të përzgjedhura.  

Për sa më sipër njoftojmë përfundimin e procedurës për tu rishpallur sipas afateve ligjore.