SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE



SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE
 Në zbatim të nenit 22 dhe 25, të Ligjit nr. 152/2013 "Për nëpunësin civil", i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore (Njësia Përgjegjëse) pranë Këshillit të Qarkut Korçë shpall procedurën e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive për pozicionin:

-    1 (nje) Specialist i nivelit të lartë për Urbanistikën dhe Zhvillimin e Territorit
-    Kategoria III B

Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil) aplikohet në të njëjtën kohe.
Afati i fundit për dorëzimin e dokumentave për LËVIZJE PARALELE është data 04.05.2021
Afati i fundit për dorëzimin e dokumentave për PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL është data 10.05.2021

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

          1. Dergon shkresa sipas nevojave te Zyres se Urbanistikes dhe kerkesave te adresuara
    2. Kontribon ne implementimin e planit vjetor te Zyres se Urbanistikes dhe arritjen e objektivave te AMT-se.
  3.Supervizion dhe udhezon stafin per detyrat e ngarkuara dhe jep mbeshtetje dhe keshillim ne lidhje me problematika te ndryshme qe dalin ne cdo kohe, per probleme te ndryshme.
  4.Pritje dhe zgjidhja e problemeve te ndryshme ne lidhje zhvillimin e objekteve te banimit e objekteve te sherbimit.
5. Planifikon aktivitetet ne lidhje me objektivat vjetore per njesine organizative perkatese, me qellim realizimin ne kohe te objektivave si dhe siguron qe puna te kryhet brenda udhezimeve te pergjithshme lidhur me objektivat  per afatet e perfundimit te detyrave dhe siguron qe detyrat te realizohen ne perpythje me politikat e institucionit, standartet administrative dhe procedurat teknike.
 6.Jep mendim per korespondencat me institucionet e tjera dhe kryen here pas here detyra problemore te castit qe i ngarkohen per zgjidhje.
7.Perfaqesim dhe bashkepunim institucional.


8.Bashkerendimi dhe bashkepunimi me inspektoriatet e tjera te qeverisjes vendore dhe IKMT-te dega Korce..
9. Ndjekja ne kohe e problemeve te emergjencave si dhe hartimin e projekteve dhe preventivave per plotesimin e dosjeve te te prekurve nga fatkeqesite natyrore.

1. LEVIZJA PARALELE
    Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjithë institucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1 KUSHTET PËR LEVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
Kandidatët duhet të plotesojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon
    a) Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori.
    b) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
    c) Të ketë të paktën vlerësimin e fundit "mirë" apo "shumë mirë".
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
            a) Të jetë i diplomuar në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit, Gjeodezisë ose Arkitekturës    
               si dhe të zotërojë diplomë të nivelit "Master shkencor".
b)Të ketë njohuri të mira në programet bazë të kompjuterit.
c) Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhuese.
            d)Të ketë të paktën 1 (një) vit eksperiencë pune (në profil) në administratën shtetërore
            dhe/ose institucione të pavarura.
1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DOREZIMIT
    Kandidatët duhet të dorëzojne pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve të Këshillit të Qarkut Korçë Brenda datës 04.05.2021 dokumentat si më poshtë :
a- Jetëshkrimi i plotësuar në përputhje me dokumentin tip
b- Fotokopje të noterizuar të diplomës (përfshirë edhe diplomën Master)
c- Fotokopje të noterizuar të librezës së punës
d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
e- Vërtetim të gjendjes shëndetesore
f- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore
g- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt
h- Fotokopje të aktit të deklarimit të statusit
i- Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi
j- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim
1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
    Në datën 06.05.2021 Zyra e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve do të shpallë në portalin "Shërbimi Kombëtar i Punësimit
" dhe në faqen zyrtare të institucionit, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Zyra e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve për shkaqet e moskualifikimit (nëpermjet adreses së e-mail).


1.4 FUSHA E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË
      ZHVILLOHET INTERVISTA.

-    Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës pë pozicionin.
-    Eksperiencën e tyre të mëparshme.
-    Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karierën.

    Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuri mbi Kushtetutën
b- Njohuri mbi Kodin e Procedurave Administrative,i ndryshuar
c- Njohuri mbi Ligjin "Për vetëqeverisjen Vendore" (Ligji 139/2015)
d- Njohuri mbi Ligjin nr.152/2013 "Për nëpunësin civil", i ndryshuar;
e- Ligji Nr. 107/2014 Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit, i ndryshuar.
f- Ligji Nr.10 186, datë 5.11.2009 "Për  rregullimin e pronësisë mbi  truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin"
g- Ligji Nr. 9131, datë 08.09.2003 " Rregullat e etikës në administratën publike"
gj- Ligji Nr. 9367, datë 07.04.2005 " Për parandalimin e konfliktit të interesit"
h- VKM Nr. 408, datë 13.5.2015 "Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit"
i- VKM Nr. 686, datë 22.11.2017 "Për  miratimin e rregullores së planifikimit të territorit"
j- VKM Nr. 894, datë 4.11.2015 "Për  unifikimin  e  procedurave  të  kontrollit  të  territorit  nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe  ai  i Njësisë Vendore".
k- Udhëzim i MZHUnr. 1, datë 16.3.2017 "Për   mënyrën   dhe   procedurat e zbatimit   të   planeve   të përgjithshme vendore"


1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE PËR LËVIZJEN PARALELE
40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv.(20 pikë-eksperienca; 10 pikë-trajnimet; 10 pikë-kualifikimet në fushën përkatëse)
60 pikë nga intervista e strukturuar me gojë:
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
-    Njohuritë,aftësitë,kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
-    Eksperiencën e tyre të mëparshme
-    Motivimin,aspiratat dhe pritshmëtitë e tyre për karrierë
Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm.


1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do të shpallet në portalin "Shërbimi Kombëtar i Punësimit", në faqen zyrtare të Këshillit të Qarkut Korçë. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike.

2. PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
   Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicion vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive. Këtë informacion do ta merrni në faqen e "Sherbimi Kombetar i Punësimit" dhe faqen zyrtare të institucionit, duke filluar nga data 10.05.2021.
2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E
PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, 25 të ligjit 152/2013 "Për nëpunësin civil" i ndryshuar.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:
a - Të jetë shtetas shqiptar;
b - Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c - Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f - Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 "Për nëpunësin civil" i ndryshuar.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a) Të jetë i diplomuar në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit ose të Gjeodezisë,Arkitekturësi dhe të zotërojë diplomë të nivelit "Master shkencor".
b) Të ketë njohuri të mira në programet bazë të kompjuterit.
c) Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhuese.
d) Të ketë eksperiencë pune jo më pak se  5 vjet në administratën shtetërore dhe/ose institucione të pavarura.

2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve të Këshillit të Qarkut Korçë në datën 10.05.2021 dokumentat si më poshtë :

a - Jetëshkrimi i plotësuar në përputhje me dokumentin tip
b- Fotokopje të noterizuar të diplomes (përfshirë edhe diplomën Master)
c - Fotokopje të noterizuar të librezës së punës
d - Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
e - Vërtetim të gjendjes shëndetesore
f - Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore
g - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt
h - Fotokopje të aktit të deklarimit të statusit
i - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi
j - Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në datën 12.05.2021, Zyra e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve do të shpallë në portalin "Shërbimi Kombëtar i Punësimit" dhe në faqen zyrtare të institucionit, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e struktururar me gojë.
    Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Zyra e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adreses së e-mail).

2.4 FUSHA E NJOHURIVE, AFTESITE DHE CILESITE MBI TE CILAT DO TE
      ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA.
    Kandidatet do te testohen me shkrim ne lidhje me:
a- Njohuri mbi Kushtetutën
b- Njohuri mbi Kodin e Procedurave Administrative
c- Njohuri mbi Ligjin "Për vetëqeverisjen Vendore" (Ligji 139/2015)
d- Njohuri mbi Ligjin nr.152/2013 "Per nëpunësin civil", i ndryshuar
e- Ligjin nr. 8752, datë 26.3.2001, "Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për Administrimin dhe Mbrojtjen e Tokës", i ndryshuar;
f-Ligjin nr. 7501, datë 19.07.1991, "Për tokën";
g-Ligjin nr. 9244, datë 17.6.2004, "Për mbrojtjen e tokës bujqësore";
h- VKM-në Nr.121, datë 17.2.2011, "Për mënyrat e ushtrimit të funksioneve nga drejtoritë e administrimit dhe mbrojtjes së tokës në qarqe dhe zyrat e menaxhimit dhe mbrojtjes së tokës në komuna dhe/ose bashki"
i- VKM Nr. 994, datë 9.12.2015 "Për procedurën e regjistrimit të akteve të marrjes së tokës në pronësi".

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a - Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
b - Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c - Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a - Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
b - Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
c - Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë.
Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm.

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Drejtoria e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin "Shërbimi Kombëtar i Punësimit". Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).     Për më tepër kliko këtu