Përgatitja e Programit Ndërkufitar IPA II Greqi -Shqipëri 2014 - 2020



Ministria e Integrimit në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut dhe Autoritetin Menaxhues organizuan një takim konsultativ për prezantimin e prioriteteve të programit 2014 - 2020. Në takim kanë marrë pjesë përfaqësues nga pala greke, pushteti lokal, OJF dhe grupe të interesuara nga fusha e biznesit. Në kuadër të programeve ndërkufitare me BE , gjithëpërfshirja e palëve të interesuara është guri i parë i vendosur për ngritjen e një procesi të suksesshëm për aplikimin e projekteve . Qëllimi i takimit ka qënë identifikimi i nevojave të zonës ku zbatohet programi dhe gjetja e mundësive për tËi përfshirë ato në projektet e aplikuara përmes programit ndërkufitar Shqipëri- Greqi 2014 - 2020. Znj Ana Xhilaga sqaroi për të pranishmit se- takime të tilla për mbledhjen e informacionit , do të vazhdojnë edhe më tej. Propozimet e bëra do të dërgohen në strukturat përkatëse të BE- së për projektet dhe do të pasohen me fazat e tjera të këshillimit . Ekspertët ndërkombëtarë prezantuan një listë prioritetesh prej të cilave pjesëmarrësit në takim duhet të zgjidhnin vetëm 4 . Programi i ri synon të shtrihet në disa fusha sikurse janë, arsim, turizëm, punësim, ngritje të kapaciteteve institucionale, mjedisi, rinia etj. Në bazë të përzgjedhjes që kanë bërë aktorët lokalë të rajonit do të përcaktohen prioritetet e reja që do të shërbejnë si bazë për hartimin e dokumentit të ri 2014 - 2020. Hartimi i programit të ri është një proces, që domosdoshmërisht kërkon jo vetëm përfshirjen e të gjitha palëve por dhe bashkëpunimin e tyre për të pasqyruar sa më mirë nevojat e zonës me qëllim përmirësimin e nivelit të jetesës dhe rritjes së kapaciteteve. Të tilla veprimtari shërbejnë për të sjellë një mundësi në thithjen e fondeve drejt zhvillimit ekonomik të rajonit. Të qënit i suksesshëm në aplikimin e projekteve , do të arrijë plotësimin e hapësirave të kufizuara me gjenerim të ardhurash përmes zhvillimit të turizmit, bujqësisë me teknologji bashkëkohore, eksperienca të reja në fushën e teknologjisë dhe përmirësim të fushave të tjera që kanë nevojë për ndërhyrje.