Këshilli I Qarkut rrit përgjegjësinë për rezultate më të mira në punë gjatë 2 muajve të fundit.



Këshilli i Qarkut Korçë ka para sfidën për të promovuar vlera, profesionalizëm , standarte të larta individuale dhe institucionale ,duke u derdhur të gjitha këto në rezultate pozitive drejt mbarëvajtjes së punës tonë. Ne jemi pjesë e përpjekjeve të përbashkëta përfshirë dhe komunitetin që punon çdo ditë për arritjen e qëllimit të zhvillimit dhe integrimit të rajonit tonë. Qarku i Korçës është rajon atraktiv me shumë vlera , jo vetëm për Shqipërinë por dhe për të huajt, gjë që do të kërkonte një menaxhim të mirë të tyre e cila do të jepte rezultate pozitive në zhvillimin e rajonit.Duke u ndalur tek puna e institucionit tonë si një ndër hartuesit dhe zbatuesit kryesorë të politikave të zhvillimit rajonal, është përvijuar puna për të paraqitur vizionin nën një petk sa më të mirë të tij. Falë bashkëpunimit të frytshëm në grup dhe rritjes së përgjegjësive individuale për detyrat e çdo punonjësi është intesifikuar puna për përmirësimin e punës në institucion . Gjatë këtyre dy muajve Këshilli i Qarkut ka patur në fokus përcaktimin e funksioneve në mënyrë të saktë dhe korrekte të njësive përbërëse të tij, ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe përgatitjen e kushteve për të zhvilluar një veprimtari intensive në kuadrin e projekteve që lidhen me partnerët tanë të brendshmëm dhe të huaj. Qarku i Korçës ka potenciale të konsiderueshme turistike ku krijon mundësinë për zhvillimin e formave të turizmit rural , kulturor etj . Nqs ne nuk ndërhyjmë në fuqizimin e këtyre potencialeve sigurisht që në një kohë të afërt, nuk do të mund të ndalim më shterimin e tyre. Për këtë arsye të gjitha drejtoritë në qark kanë vendosur si prioritet përmirësimin e infrastrukturës për turizmin, investimet në zonat turistike duke ndërhyrë nëpërmjet aplikimit me projekte në programet IPA dhe aplikimit me projekte nga njësitë vendore për të përfituar fonde nga qeveria në infrastrukturë, arsim , shëndetësi dhe ujësjellës kanalizime. Gjatë dy muajve të fundit nga Drejtoria e Projekteve Komunitare është punuar me SËG për memorandumin e bashkëpunimit të qarkut Korçë, Ohrit dhe Resnjës. Faza e parë do të ketë aplikime për fonde të vogla "people to people" ndërsa në fazën e dytë do të mund të përfitohen investime në fushën e turizmit dhe infrastrukturës. Në kuadër të granteve të vogla do të zhvillohet një panair për produktet e djathit dhe verës në muajin Shtator. Drejtoria e Investim Shërbimeve ka qënë e angazhuar për të kryer detyrat e saj sipas sektorëve përkatës ,të cilat lidhen me nevojat për investime, verifikimin e cilësisë së projekteve të realizuara, emergjencat civile ku është përfunduar dhe dosja për djegien e ndodhur në fshatin Plasë, kontrollet e bëra për mirëmbajtjen e rrugëve nga drejtoritë e rrugëve rurale, mbledhja e të dhënave për mbetjet e ngurta në qark, dhënia e asistencës në fushën e transportit si dhe marjen e vendimeve nga Komiteti i Vlerësimit të Nevojave dhe Planifikimit të Shërbimeve të reja në Komunitet , për sistemimin e dy fëmijve në Shtëpinë e Foshnjës. Gjatë muajve të fundit Drejtoria e Urbanistikës ka intesifikuar punën e saj për zgjidhjen e problemeve të ndryshme me komunitetin si dhe njohjen me legjislacionin e ri në fushën e ndërtimeve . Pasurimi i arkivës elektronike hartografike ka qënë një tjetër detyrë e plotësuar nga kjo drejtori duke u shoqëruar dhe me bashkëpunimin e frytshëm për dorëzimin e strategjisë së zhvillimit të rajonit tek Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit. Hartimi i buxhetit për vitin 2014 dhe analiza e realizimit të buxhetit për vitin 2013 dhe muajt e parë të viti 2014 kanë qënë objektiv i përmbushur nga drejtoria e Financës. Drejtoria Juridike dhe e Personelit ju është përgjigjur të gjitha nevojave të institucionit duke dhënë konsulencën juridike për të gjitha problematikat e dala gjatë punës. Ndërkohë po punohet për të përgatitur materialin e titullit " Nderi I Qarkut" për mjekun Koço Glozheni dhe mjeshtrin e sportit Kostaq Dinella. Duke mos anashkaluar rolin e rëndësishëm të strukturave të tjera, Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës ka bërë një punë korrekte dhe voluminoze në drejtim të shërbimit për komunitetin për marjen e dokumentacionit të kërkuar. Kohët e fundit janë dërguar për dixhitalizim " Rregjistrat e tokës bujqësore të 5 komunave në Q.T.T.B Fushe - Krujë si dhe u janë dërguar të gjitha njësive vendore tabelat përkatëse për tokat dhe pyjet. Inspektoriatet e ngritura pranë Këshillit të Qarkut janë përqëndruar tek bashkëpunimi i frytshëm në funksion të plotësimit të nevojave të banorëve të qarkut të Korçës me njësitë vendore dhe struktura të tjera që operojnë në rajon. Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik ka evidentuar rënie të ankesave për ndërtime pa leje çka dëshmon dhe stabilizim të situatës për ndërtimet pa leje . Nga ky inspektiorat janë bërë inspektime në fshatrat Mborje dhe Dishnicë. Inspektoriati i Mbrojtjes së Tokës ka koordinuar punën me Bordin e Kullimit dhe Drejtorine Rajonale të Bujqësisë për të evidentuar situatën në terren dhe parandalimin e faktorëve të dëmtimit të tokës. Niveli administrativ është trupi që vë në lëvizje funksionimin e politikave orientuese ku të gjithë punonjesit kanë përgjegjësinë për nxitjen e proçesit të zhvillimit social - ekonomik. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi qëllimi kryesor është krijimi i besimit reciprok dhe ndjenjës së përgjegjësisë së përbashkët për tËi shërbyer sa më mirë banoreve të rajonit të Korçës. Objektiv tjetër është bashkëpunimi i ngushtë me shoqërinë civile dhe organizatat qeveritare dhe joqeveritare ku nëpërmjet tyre evidentohen probleme dhe mangësi që mund të reduktohen duke ndihmuar në hartimin e strategjive mbështetëse të zhvillimit social.Eshtë obligim qytetar puna e vazhdueshme cilësore dhe disiplina e rreptë ligjore në zbatimin e detyrave të ngarkuara , me ato ritme që parandalojnë zvarritjet, burokracitë e panevojshme dhe humbjen e kohës. Gjithmonë nga puna e realizuar janë kërkuar rezultate konkrete të cilat shtojnë sigurinë dhe garancinë për më shumë investime ekonomike dhe stabilitet të qëndrueshëm në vazhdimin e reformave. Në drejtim të mbarëvajtjes dhe përmirësimit të punës është realizuar dhe auditimi. Auditimi me Bazë Sistemi në Këshillin e Qarkut Korçë e cila u kërkua nga Kryetarja e Këshillit Të Qarkut . Irena Nikaj , u krye në zbatim të planit vjetor të Sektorit të Auditimit, të miratuar me shkresën nr. 824/1 prot, datë 11.10.2013 të Prefektit të Qarkut Korçë, Autorizimit për fillimin dhe përgatitjen e angazhimit për auditim, njoftimit për fillimin e angazhimit të auditimit Nr. 764 Prot, datë 29.05.2014 dhe programit të punës të miratuar nga Prefekti i Qarkut Korçë me shkresën Nr. 764/3 Prot, datë 06.06.2014 "Program Auditimi me Bazë Sistemi, Këshilli i Qarkut Korçë". Auditimi u krye gjatë periudhës 11.06.2014 - 20.06.2014, për periudhën e audituar 01.01.2013 - 31.05.2014. Nga kryerja e angazhimit të auditimit në këtë institucion, u lanë rekomandimet si më poshtë: 1- Në Këshillin e Qarkut u lanë gjithsej 11 rekomandime, nga të cilat 9 me nivel të lartë prioriteti dhe 2 me nivel të mesëm prioriteti. 2- Në Ndërmarjen e Rrugëve Rurale Korçë u lanë gjithsej 5 rekomandime me nivel të lartë prioriteti. 3- Në Ndërmarjen e Rrugëve Rurale Pogradec u lanë gjithsej 7 rekomandime me nivel të lartë prioriteti. Nga Këshilli i Qarkut Korçë dhe Ndërmarrjet e Rrugëve Rurale u pranuan dhe u morrën parasysh të gjitha rekomandimet e lëna nga grupi i auditimit. Në zbatim të tyre u hartua dhe plani i veprimit me afatet kohore dhe personat përgjegjës.