Mbyllet me sukses Festivali i "Verës dhe Djathit" në Ohër

Pamja nga Festivali



Në datat 15- 16 Gusht është organizuar Festivali i " Verës dhe Djathit" në komunën Ohër. Veprimtaria është zhvilluar në kuadër të projektit ABDA dhe programit " Njerëzit tek Njerëzit" i cili mundësohet nga organizata" SËG" (Regional Rural Development Standing Ëorking Group in the South - East Europe). Organizatorë të tij kanë qënë Departamenti i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik dhe Rajoni Ndërkufitar i Prespës. Qëllimi i festivalit ka qënë promovimi i produkteve vendase të dy zonave Korçë- Prespë dhe shkëmbimi i eksperiencave mes fermerëve. Pjesëmarrësit kanë qënë të shumtë të cilët kanë ekspozuar produktet e djathit dhe verës nga komuna Ohër, komuna Resnjë, rajoni ndërkufitar i Prespës dhe qarku i Korçës. Sikurse dhe vitet e tjera ky vit ka shënuar një pjesmarje të gjerë të prodhuesve të vegjël dhe të mesëm të cilët kanë paraqitur produktet në treg ndërsa vizitorët kanë patur mundësinë tËi shijojnë nga afër. Nga qarku i Korçës kanë marrë pjesë katër prodhues të djathit dhe të verës: 1. Musa Abrashi ( prodhues vere Pogradec) 2. Baxho "Shaka" ( prodhues djathi dhe kackavalli ne Boboshtice) 3. Agrifruit ( prodhues i uthulles dhe lengut te molles ne Dvoran) 4. Baxho "Hanxhara" ( prodhues djathi dhe kackavalli Vithkuq) Gjithashtu pjesë e delegacionit ishin dhe vizitorë, përfaqësues të njësive vendore Korçë dhe Këshilli i Qarkut Korçë. Bizneset nga qarku i Korçës patën mundësinë të krijojnë kontakte të reja dhe të lidhen me partner potencialë , me synim daljen e produkteve të tyre në tregun rajonal. Ohri si qytet turistik vizitohet nga një numër i madh vizitorësh vendas dhe të huaj .Festivali kontribuon në pasurimin e ofertës turistike të qytetit dhe sjell mundësi për themelimin e kontakteve të përhershme me perfaqësues të biznesit nga të dy vendet në rajonin ndërkufitar të Prespës. Gjatë muajit Shtator pritet të organizohet Festivali i " Verës dhe Djathit" në qytetin e Korçës.