Vonesat e punimeve ne rrugen Poloskë - Çipan - Përparimaj veshtiresojne levizjen e banoreve

rruge e asfaltuar



Drejtoria e Investim Shërbimeve pranë Këshillit të Qarkut Korçë po ndjek nga afër punimet që po kryhen në rrugën Poloskë - Çipan - Përparimaj . Aktualisht firma zbatuese e projektit është në lotin e dytë dhe po kryhen punime si: betonim bordurash, , hedhje të shtresave të çakullit dhe nivelim . Më pas do të bëhet asfaltimi dhe në fund të muajit Tetor pritet që banorë të zonës, do të kenë lehtësi qarkullimi në këtë aks rrugor. Zbatimi i projektit të rrugës ka filluar para dy vjetësh dhe përfshin vlerën prej 46 milionë lekë. Gjatësia e rrugës është 9 km dhe është një ndër degëzimet e rrugës kryesore në zonën e Devollit. Nga inspektimet e kryera nga Kryetarja e Këshillit të Qarkut znj Irena Nikaj dhe specialistë të Drejtorisë së Investim Shërbimeve është konstatuar se punimet kryhen me ritme shumë të ulta dhe banorë të zonës shprehen të shqetësuar për vonesën e përfundimit të kësaj rruge . Edhe pse Këshilli i Qarkut ka kërkuar më tëpër përgjegjshmëri dhe seriozitet në punë , përfundimi i kësaj rruge duket se ka hasur mjaft pengesa. Ndërtimi i kësaj rruge do tËu mundësojë banorëve të fshatrave përreth , jo vetëm një infrastrukturë moderne rrugore për lidhjen e fshatrave me njëri tjetrin ,por fermerët e zonës do të munden të kenë lehtësira për transportimin e prodhimeve të tyre bujqësore në tregun përkatës si në reduktimin e kohës, lehtësi të lëvizjes por dhe sigurisë fizike. Nga ana e institucionit të Këshillit të Qarkut do të bëhen të gjitha përpjekjet në mënyrë që përfitimet e kësaj rruge banorët t'i ndjejnë sa më shpejt.