Shqipëria Jo duhanit



"Shqipëria JO duhanit". Ditën e shtunë, në date 11.10.2014, në zonën këmbësore të qytetit u zhvillua një veprimtari në kuadër të fushatës "Shqipëria JO duhanit" me mbështetjen e Bashkisë Korçë, Ministrisë të Shëndetësisë dhe Prefekturës të Qarkut Korçë . Në këtë aktivitet morën pjesë Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, Kryebashkiaku Sotiraq Filo, Prefekti i Qarkut Korçë Ardit Konomi,Kryetarja e Këshillit të Qarkut Irena Nikaj si edhe shumë personalitete të tjerë të qytetit. Të gjithë përcollën mesazhin për një jetë të shëndetëshme pa duhan me moton "Hidh cigaren, zgjidh jetën". Në mënyrë simbolike për të zgjedhur jetën e shëndetëshme është bërë një ecje në zonën këmbësore e janë dhuruar lule për të gjithë duhanpirësit.