Inagurimi i Rezervës Ndërkufitare të Biosferës Ohër - Prespë.

Inagurimi i Rezervës Ndërkufitare të Biosferës Ohër - Prespë.



Inagurimi i Rezervës Ndërkufitare të Biosferës Ohër - Prespë. Një aktivitet tejet i rëndësishëm për të gjithë rajonin e Korçës u organizua në Zonën Kembesore të qytetit, ku u bë certifikimi i rajonit të Oher-Prespës si Rezervati i Parë Ndërkufitar Biosferik në Ballkan dhe i 14-ti në llojin e tij në gjithë botën. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Zv.kryeministri Niko Peleshi, Ministri i Mjedisit të Shqipërisë Lefter Koka, kryebashkiaku Stiraq Filo,Ministri i Mjedisit të Maqedonisë Nurhan Izairi, Zv.ambasadorja e Gjermanisë, Ambasadori i UNDP-së në Shqipëri, Prefekti i Qarkut Korcë Ardit Konomi Kryetarja e Këshillit të Qarkut Irena Nikaj, përfaqësues të UNESCO-s, dhe BE-së si edhe përfaqësues të Bankës Gjermane për Zhvillim (KFW), këta të fundit partnerë kryesorë në realizimin e këtij projekti me impakt ballkanik. Të gjithë të pranishmit kanë shprehur emocione e falenderime për grupet e ekspertëve shqiptarë e maqedonas të cilët besuan dhe realizuan këtë rezervat. Certifikimi i këtij rajoni i bërë nga UNESCO e shndërron atë në një pasuri edhe më të cmuar jo vetëm lokale e rajonale por edhe kombëtare. Pasuritë e këtij rajoni që tashmë mban vlerat e një rezerve ndërkufitare biosferike janë të njohura botërisht pasi prej vitesh renditet ndër 50 rajonet më të pasur dhe më unikalë në botë. Ky rezervat i ri është një koncept inovativ i cili do të rivendosë raportin njeri, qytëterim me natyrën, raport i cili kohët e fundit kishte humbur balancën. Rezerva ndërkufitare e biosferës Ohër- Prespë me projekte të reja të harmonizuara do të rrisë jo vetëm vlerat turistike, ekologjike e sociale por edhe vlerat ekonomike të zonës. Nëpermjet këtij certifikimi i cili shpall të parin rezervat biosferik në Shqipëri ndahen vlerat e njëjta botërore me UNESCO-n dhe bëhet e njohur kudo trashigimia jonë natyrore. Sfida e së ardhmes mbetet promovimi dhe mbrojtja e këtij rajoni si një produkt i vetëm dhe me siguri nga një distancë historike do të shperfaqet edhe më mirë vlera e këtij rezervati. Më pas të gjithë të pranishmit kanë mundur të shijojnë produktet e muzikën që kjo zone ofron.