HARTIMI I PLANIT TE VEPRIMIT PËR INTEGRIMIN E ROMËVE DHE EGJIPTIANËVE



Ne kuadër të Hartimit të Planit Kombëtar të Veprimit për Integrimin e Komunitetetit Rom dhe Egjiptian, ditën e mërkurë, më 12 nëntor 2014, në Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë u zhvillua nje takim me perfaqësues të Pushtetit Vendor, Konsulentë Ndërkombëtare dhe Lokalë, si dhe përfaqsues të Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Në takim morri pjesë edhe Kryetarja e Këshillit të Qarkut Korçë znj. Irena Nikaj. Takimin e hapi Znj. Bardhylka Kospiri, Zv Ministre e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Më pas vijuan diskutimet e pjesëmarrësve në takim. Në thelb të dikutimit të saj, Kryetarja e Qarkut Korçë, znj. Irena Nikaj vendosi rëndësine e harmonizimit të rolit të aktorëve që veprojnë në këtë fushë si: pushteti Qëndror, pushteti local vendor, rrjeti i OJQ-ve dhe Institucionet e Edukimit. Ne funksion te problemit kryesor, integrimit te grupeve sociale kulturore Romë dhe Egjiptianë, harmonizimi i veprimtarise së faktorëve të mësipërm duhet bërë në mënyrë të tillë që qëllimi, mjetet dhe veprimet të bëhen parallel dhe të gërshetuara me njëra-tjetrën. Më tej, ajo nënvizoi pikëpamjen se duhet të këmbëngulet më shumë në edukimin e këtyre grupeve nëpërmjet formave të edukimit me fleksibilitet më të madh si psh: edukimi shëtites, shërbimi shëndetsor shëtitës në mënyrë që të reduktohen dhe pse jot ë evitohen martesat e hershme që krijojnë problem me edukimin dhe shtatëzanitë e hershme. Për më tepër rritja e nivelit të edukimit rrit në të njëjtën kohë edhe shanset për punësim. Një çështje tjetër shumë e rëndësishme që trajtoi në dikutimin e saj Kryetarja e Qarkut ishte marrëdhënia e këtyre grupeve social kulturore me ligjin. Mungesa e zbatimit të ligjit dhe mosrespektimi i tij nuk janë probleme vetëm të grupeve te komuniteteve romë dhe egjiptianë por në përgjithsi të shoqërisë shqiptare. Nuk duhet ne asnjë mënyrëtë biem dakort me tolerimin e mosrespektimit apo moszbatimin e ligjit por duhet punuar për ti afruar keto komunitete në respect me ligjin. Problemi i strehimit ishte nje tjetër element kyc i diskutimit. Keshtu perveç realizimit të qëndrave komunitare, shpërndarjes së banesave për këto grupe, Kryetarja solli idenë edhe të ndërtimit të qëndrave pritëse për këto grupe, të cilat duhet të ndërtohen me materiale te lehta duke iu krijuar kështu një mënyrë jetese të kulturuar këtyre grupeve. Edhe për grupet e tjera të komunitetit egjiptian eshtë më efikase të ndihmohen me anë të banesave sociale sepse format me kredi bankare jane shumë më të vështira për tu përballuar nga pjesa më e madhe e këtyre grupeve. Në trajtimin që iu bë çështjes së zhvillimit të përgjithshëm ekonomik, përvec të tjerash u shfaq idea se OJQ-të mund të realizojnë një regjistrim të përgjithshëm të këtyre grupeve në mënyre të tillë që te kemi një tregues të saktë tënumrit të tyre, adresimin dhe te lidhjeve te tyre. Më pas aktorët qëndrorë dhe lokalë e harmonizojnë veprimtarinë e tyre në mënyre që përfshirja sociale të realizohet me cilësi sa më të lartë.