DITA E MBROJTJES SË TË DREJTAVE TË FËMIJËVE



Sot, në kuadër të Ditës së Respektimit të të Drejtave të Fëmijëve, Këshilli i Qarkut Korçë na fton të gjithve së bashkku të rritim ndjeshmërinë tonë ndaj të Drejtave të Fëmijëve. Ndër aktivitetet e organizuara në respect të kësaj dite përmendim atë të organizuar nga Universiteti F.S.Noli, në të cilin merr pjesë edhe Kryetarja e Këshillit të qarkut Korçë znj. Irena Nikaj. Në fjalën e saj, Znj Kryetare shpalos një tablo të qartë të ndikimit negativ që ka dhuna ndaj fëmijëve dhe lënia pas dore e tyre në arritjet shkollore, në sjelljen e këtyre fëmijëve dhe frekuentimin shkollor të tyre. Më tej, ajo paraqiti sugjerime për rolin që duhet të luajnë edukatorët për evidentimin e fëmijëve që mund të pësojnë dhunë dhe çËmund të bëjnë ata për të zvogëluar ndikimet dhe pasojat e kësaj dhune.