Takim me volejbollistin e njohur shqiptaro-amerikan Donald Suxho



Ditën e djeshme, më 19 nëntor 2014, në ambjentet e Këshillit të Qarkut Korçë, u zhvillua një takim me volejbollistin korçar shumë i njohur në rang ndërkombëtar Donald Suxho. Donaldi jeton aktualisht në Shtetet e Bashkuar të Amerikës që prej vitit 1996. Ai është një volejbollist shumë i njohur e me karierë mbresëlënëse dhe luan aktualisht me skuadrën Olimpik te US. Ka qenë pjesëmarrës ne Lojrat Olimpike te Athines të 2004-ës dhe në ato të 2012-ës të zhvilluara në Londër. Në takim merrnin pjesë Prefekti i Qarkut Korçë z.Ardit Konomi, Kryetarja e Këshillit të Qarkut Korçë znj. Irena Nikaj dhe përfaqsues te tjere te qeverisjes locale.