Trajnime për zbatimin e projekteve



Në datë 13-14 nëntor në ambjentet e Hotel Grand në Korçë u zhvilluan dy trajnime nga Ministria e Integrimit Europian për zbatimin e projekteve për përfituesit e thirrjes së parë dhe të thirrjes së dytë në programin IPA Cross-Border 2007-2013. Trajnimi u organizua në bashkëpunim me Degacionin e Bashkimit Europian në Tiranë, Autoritetin Menaxhues dhe me Sekretarin e Pergjithshëm Teknik. Këshilli i Qarkut Korçë si partner kryesor në projektet e IPA Cross-Border 2007-2013 u përfaqsua nga punonjës të Këshillit të Qarkut Korçë, Menaxherët e Projekteve, Asistentët Financiar dhe Asistentet e Projekteve të fituara nga Këshilli i Qarkut Korçë si TURACT për thirrjen e parë dhe INACT për thirrjen e dytë. Trajnimi i datës 13 nëntor ishte për Mbylljen e Proçedutave të Projekteve të fituara në thirrjen e parë si TURACT ku u dhanë detaje për Formën Përfundimtare të Aplikimit, Progres Raportet Finale, Raportimet Pershkruese dhe Financiare për partnerët Shqiptarë. Trajnimi i datës 14 nëntor ishte për Zbatimin e Projekteve në thirrjen e dytë si INACT ku u dhanë detaje për Rregullat e Pergjithshme për Zbatimin e Projekteve, Shpenzimeve, Procedurat e Rimbursimit të TVSH-ve, Hapja e Llogarive Bankare,Çeshtjet Financiare, Raportimet Përshkruese dhe Financiare në Delegacionin e Bashkimit Evropian, Auditimet, Monitorimet, Prokurimet, Informacionet dhe Reklamimet. Gjatë trajnimit dy-ditor pati diskutime për ndryshimet e procedurave të Raportimit Financiar mujor dhe shkëmbime eksperiencash.