Veprimtari për dhënien e titullit:



Ne kuadër të 70-vjetorit të çlirimit të atdheut Shoqata "Atdhetare-Kulturore Devolli" dega Korçë, në datën 22 nëntor 2014, organizoi një veprimtari në sallën e bibliotekës "Thimi Mitko" për dhënien e titullt "Krenaria e Shoqates" poetit të shquar nga Devolli, z. Skënder Rusi dhe dhënien e titullit "Anëtarë Nderi" Znj. Irena Nikaj Kryetare e Qarkut Korçe dhe Z. Ardit Konomi Prefekt i Qarkut. Në këtë veprimtari u shpalos kontributi i poetit në letersinë shqiptare, por gjithashtu u vleresua lidhja shpirtërore dhe ndjeshmëria që ka Kryetarja e Qarkut ndaj letërsisë dhe artit në përgjithsi dhe mbështetjen e pakushtëzuar që ajo ka dhënë. Ajo, me qëndrimin dhe kontributin e saj e ka merituar titullin Anetare Nderi" që iu dha. Në fjalën e saj përshëndetse, Kryetarja e Qarkut, znj. Irena Nikaj, shprehu vlerësimin dhe konsideratën e saj për poetin e njohur z. Skënder Rusi. Ajo nuk la pa përmendur vlerat që ka sjellë poezia e tij në Letërsinë Shqipe por edhe në artin në përgjithësi. Më tej, Kryetarja shprehu falënderimet e saj për nderin që iu bë nga shoqata duke i dhënë titullin "Anëtare Nderi". Ishte pikerisht një tjetër Anëtar Nderi i Shoqatës,z. Behar Koçibelli që i dorëzoi titullin e nderit Kryetares së Qarkut Korçë znj. Irena Nikaj.