Në promovimin e librit



Ditën e shtunë, në 22 nëntor 2014 në ambjentet e muzeut "Mësonjëtorja e Parë Shqipe", u bë promovimi i librit të autorit korçar Vladimir Toroveci: "Metafizika e një qyteti" ku morën pjesë pesonalitete të njohura të fushës së letërsisë të qytetit tonë dhe më gjerë. Në këtë promovim ishte ftuar dhe mori pjesë dhe Kryetarja e Qarkut Korçë znj. Irena Nikaj, një personalitet i njohur i botimeve në fushën e sociologjisë dhe autore librash dhe artikujsh shkencorë të botuara brenda dhe jashtë vendit. Ne fjalën e saj, Kryetarja e Qarkut , shprehu vlerësimet e saj për autorin dhe për veprën.