Ceremonia me rastin e 28 Nëntorit Festës së Pavarësisë

Festa e 28 Nëntorit



Me rastin e festës së 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë, Kryetarja e Këshillit të qarkut Korçë merr pjesë në ceremoninë e organizuar në qendër të qytetit, ne sheshin para Luftëtarit Kombëtar. Ceremonia nisi me egzekutimin e marsheve të ndryshme nga Banda Frymore e qytetit. Pas zhvillimit të ceremonisë së ngritjes së flamurit dhe mbajtjes së Himnit Kombëtar, Kryetarja e Këshillit të Qarkut Korçë vendosi kurorën më lule para Luftëtarit Kombëtar. Më tej ceremonia vazhdoi në në Katedralen "Ngjallja e Krishtit", ku u mbajt ceremonia fetare e Dhoksologjisë së Flamurit dhe më pas në xhaminë e Iljaz bej Mirahorit ku u bë celebrimi i ngritjes së Flamurit Kombëtar.