Dita e Personave me Aftësi të Kufizuar



Në kuadër të 3 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të kufizuar, Kryetarja e Këshillit të Qarkut Korçë, znj. Irena Nikaj merr pjesë në veprimtaritë : "Edhe ne mundemi" e organizuar në bibliotekën "Thimi Mitko" dhe atë të organizuar në Qendrën Ditore të Personave me Aftësi të Kufizuar Në diskutimin e saj në veprimtarinë " Edhe ne mundemi", znj. Irena Nikaj vuri theksin në një mirë-koordinim të strukturave publike dhe private për të grumbulluar të dhëna të sakta në lidhje me problemet që paraqesin personat me aftësi të kufizuar. Një çështje tjetër e marrë në diskutim nga znj.Kryetare ishte "Rrefuzimi që bëhtet nga mësuesit për të trajtuar këtë kategori fëmijësh" . Ajo theksoi domozdoshmërinë e një protokolli të sjelljes së mësuesve me këta fëmijë, i cili të jetë i detyrueshëm dhe i përcaktuar me vendime të posaçme. Edukimi dhe arsimimi i këtyre fëmijëve nuk është vetëm detyrim moral por edhe ligjor. Etiketimi që iu bëhet personave me afësi të kufizuar sidomos në rastet kur kjo paaftësi është mendore ose fizike e dukshme, ishte një problem tjetër që u ngrit në diskutim, problem ky që kërkon bashkëpunimin e Universitetit dhe Institucioneve Publike dhe Private në mënyrë që të arrijmë të reduktojmë stigmën që njerzit vendosin ndaj tyre. Më tej Kryetarja theksoi domozdoshmërinë e veprimtarive publike dhe private në mbështetje të personave me aftësi të kufizuar për ti shërbyer integrimit dhe përfshirjes së tyre në shoqëri. Këto veprimtari duhet të mos përqëndrohen vetëm në një ditë, por të jenë të vazhdueshme dhe të kulmojnë në një ditë si kjo. Në veprimtarinë e organizuar në Qendrën Ditore , Kryetarja e Këshillit të Qarkut Korçë, përveç përshëndetjes s ëngrohtë që iu bëri personave me aftësi të kufizuar të kësaj qendre, vlerësoi edhe punën e punonjësve që punojnë me ta.