Takimi i 8-të i grupit të aktorëve për rajonin ndërkufitar "Prespa".



Takimi SWG, ABDA, për Komunën e Resnjes Pas takimit me koordinatorin e projektit z. Damian Surlevski u kërkua një takim nga Kryetari i Komunës Resnje z.Goko Staezovski për të diskutuar rreth projektit, mënyrën se si ka ecur deri tani, por edhe për disa probleme të funksionimit të pushtetit vendor si për Qarkun e Korçës ashtu edhe për Komunën e Resnjes. Mbas këtij takimi u dha një prononcim për mediat locale. Më pas u diskutua rreth guidave në formën e disa broshurave të përgatitura për promovimin e rajonit "Prespa" dhe promovimin e rajonit në aktivitete të tjera. U diskutua se këto material meqënëse financohen nga projekti i perbashkët, duhet të ishin edhe në gjuhën shqipe. Kjo u kërkua si nga ne ashtu edhe nga shqiptarët e Maqedonisë. Programi " njerëzit për njerëzit" progresi dhe hapat e ardhshëm, u hodh për diskutim nga koordinatori I i këtij projekti z. Damian Surlevski. Për fazën e ardhshme të programit ABDA referoi znj. Irena Dzimrevska, shefe operacionale e SËG. Gjatë takimit u hodh ideja se duhet të mendojmë për krijimin e një forumi në të cilin të diskutohen potecialet e rajonit në fushën e bujqësisë, mjedisit dhe turizmit. Dhe kjo: 1. Për gjenerimin ekonomik 2. Krijimin e të ardhurave dhe kjo të arrihet nëpërmjet: - Rrjetizimit - Potencialit të shërbimit dhe marketingut Në fund pati diskutime dhe konkluzioni i takimit. Në konkluzionin e paraqitur nga z. Surlevski u pranua ideja e disa diskutimeve për trajnimin e disa personave nga Shqipëria dhe nga Maqedonia për shkrim projektesh.