Pylli Model i Adriatikut



Në kuadër të projektit "Pylli Model në Adriatik" i financuar nga Bashkimi Europian prej dates 16-18 Dhjetor u zhvillua Takimi i 5-të Ndërkombëtar për Pyllin Model dhe zbatimin e tij. Në këtë takim morën pjesë përfaqsues nga Këshilli i Qarkut Korçë, përfaqsues nga Universitetet e Malit të Zi, Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës, Tiranës dhe Korçës (Departamentet e pyjeve), përfaqsues nga rajoni i Epirit, Bashkia e Ferrarës si dhe nga Komuna Voskopojë. Fjalën e hapjes e mbajti kordinatori i këtij projekti z. Hajri Haska, përfaqsues i Universitetit të Tiranës, Departamenti i Shkencave Pyjore. Më pas përshëndeti të pranishmit Kryetarja e Këshillit të Qarkut Korçë znj. Irena Nikaj e cila theksoi se Këshilli i Qarkut Korçë shpreh mbështetjen e vet në veprimtari të tilla që kanë të bëjnë me ruajtjen e kapaciteteve pyjore për zonën e Voskopojës si një zonë me resurse të mëdha natyrore dhe kulturore. Duke falënderuar organizatorët dhe pjesëmarrësit në këtë takim ajo uroi mbarëvajtjen e këtij projekti. Në emër të Komunës Voskopojë foli përfaqsuesja e saj znj. Lirika Sadiku e cila falënderoi në emër të komunës të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim si dhe organizatorët e projektit që zgjodhën pikërisht Voskopojën për zbatimin e tij. Më pas fjalën e mori Rektori i Universitetit F.S.Noli të Korçës z. Gjergji Mero i cili u ndal tek rëndësia që ka vendi që do të përcaktohet për krijimin e këtyre pyjeve model dhe konkretisht Voskopoja. Ai theksoi edhe një herë vlerat e larta të trashëgimisë natyrore dhe kulturore të kësaj komune, dhe qëllimin e zgjedhjes së saj për zbatimin e këtij projekti. Më pas partnerët e tjerë të projektit vazhduan me prezantimet e tyre duke theksuar vlerat dhe kulturën e rajoneve të tyre në këtë drejtim. Ky projekt ka për qëllim të krijojë një pyll të ri model për Rajonin nëpërmjet zbatimit të një strukture dhe një plani të caktuar strategjik. Dy partnerët kryesorë përgjegjës të projektit janë : Instituti Kroat i Kërkimeve Pyjore si dhe Fakulteti i Pyjeve në Sarajevë të cilët do të luajnë një rol të rëndësishëm në shkëmbimin e njohurive dhe eksperiencave të tyre në këtë drejtim. Partnerë të tjerë të këtij projekti janë: Universiteti i Malit të Zi (Departamenti i Bioteknologjisë), Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe i Korçës, Fakulteti i Pyjeve në Beograd, Rajoni i Epirit (Njësia rajonale e Thespotrisë), Bashkia e Ferrarës. Objektivi i ditës së parë të takimit ishte pikërisht shkëmbimi i ideve dhe njohurive nga secili Rajon për krijimin e një pylli model për tu përfshirë kështu tek Rrjeti Ndërkombëtar i Pyjeve Model.