Njoftim



Në datën 29 Janar 2015, pranë Institucionit të Këshillit të Qarkut Korçë, u zhvillua mbledhja e Kryesisë së Këshillit të Qarkut në lidhje me zbatimin e ligjit për buxhetin e vitit 2015 në Republikën e Shqipërisë dhe udhëzimeve të posaçme të Ministrisë së Financave. Kryesia, pasi diskutoi me përgjegjësi në lidhje me ligjin për buxhetin, autorizoi Kryetarin e Këshillit të Qarkut Korçë për të realizuar ndryshimet e nevojshme në strukturën e Këshillit të Qarkut bazuar në këtë ligj.