Takimi me ambasadorin e Australisë z. Mike Rann



Kryetarja e Këshillit të Qarkut Korçë merr pjesë në takimin që u zhvillua ditën e djeshme me rastin e vizitës së Shkëlqesisë së Tij, Ambasadorit të Australisë për Shqipërinë Z. Mike Rann në qytetin e Korçës. Në takim merrnin pjesë intelektualë të ndryshëm nga institucione të pushtetit vendor dhe të institucioneve të shërbimit social. Shkëlqesia e Tij, Z. Rann tregoi interes të veçantë për të gjitha zhvillimet sociale në përgjithësi dhe për problemet gjinore dhe ato që lidhen me dhunën në familje në veçanti. Të pranishmit prezantuan para z. Rann një pasqyrë të shkurtër të veprimtarisë së tyre. Më tej, z.Rann vlerësoi bukuritë natyrore dhe burimet e konsiderueshme hidrike të vendit tonë si një mundësi shumë e mirë për tËu shfrytëzuar në fushën e energjitikës. Ai shprehu konsideratën e tij tw lartë ndaj kulturës dhe traditave vendase. Një vend të veçantë në vlerësimet e z.Ambasador zuri edhe kulinaria shqiptare dhe cilësia e produkteve natyrore shqiptare veçanërisht atyre të zonës së Korçës. Më pas Z. Rann theksoi marrëdhëniet e mira që kane egzistuar midis dy vendeve duke përmendur historikun e hershëm të këtyre mardhënieve si edhe arritjet e shumë prej shqiptaro-australianëve të emigruar në Australi, një prej të cilëve një gjykatës i njohur në Australi z. Rauf Saulio, shoqëronte z.Rann. Takimi ishte shumë i ngrohtë dhe miqësor, me shkëmbim idesh interesante për një bashkëpunim sa më të suksesshëm në të ardhmen. Më pas vizita e Z.Rann vijoi në institucionin e Këshillit të Qarkut Korçë.