110- vjetori i vrasjes së Papa Kristo Negovanit



Kryetarja e Këshillit të Qarkut Korçë znj. Irena Nikaj merr pjesë në veprimtarinë e organizuar me rastin e 110 vjetorit të vrasjes të patriotit së shquar dhe të martirit të gjuhës shqipe Papa Kristo Negovanit. Organizimi ka nisur në Muzeun Kombëtar të Arsimit, ku vizitorë të shumtë kanë marrë një përshëndetje edhe nga nipi i tij, Kiço Negovani, i sëmurë në Tiranë. Në muze u publikua për herë të parë fotoportreti i plotë i Papa Kristo Negovanit, për herë të parë imazhi i Papa Theodhos Negovanit, vëllait të tij, i cili njëkohësisht u masakrua më 12 shkurt 1905 në fshatin shqiptar të Negovanit. Interesante në këtë ekspozitë ishte një gravurë e kohës, e cila trajtonte momentin e masakrimit të Papa Kristos. Ajo që ka pasur rëndësinë më të madhe ka qenë përshpirtja e mbajtur në katedralen e qytetit në përkujtim të tij. Besimtarë të shumtë nga Korça dhe Kolonja kanë marrë pjesë në këtë përshpirtje, e para pas mëse 70 vitesh për figura të tilla kombëtare. Në këtë meshë kanë marrë pjesë gjithashtu Kryetari i Bashkisë Ersekë si edhe pasues të shumë rilindasve dhe figurave të njohura, si Mitrush Kuteli, Mihal Grameno, Gavril Pepo, Hil Mosi, Marigo Posio, Jovan Kosturi, Petro Luarasi, at Stath Melani, etj.