Konferencë Shkencore Ndërkombëtare me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Krahinës Autonome të Korçës



Këshilli i Qarkut Korçë lajmëron mbajtjen e Konferencës Shkencore Ndërkombëtare me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Krahinës Autonome të Korçës. Ftohen studiues nga departamente të ndryshme që lidhen me kërkimin në fushat historike, në atë të marrëdhënieve ndërkombëtare apo dhe të problemeve ushtarake të japin kontributin e tyre në ndriçimin dhe zbardhjen e ngjarjeve ende të pahulumtuara plotësisht që lidhen me shpalljen e Krahinës Autonome të Korçës, rëndësinë dhe jehonën e saj.