Veprimtari kushtuar patriotit Pandeli Cale.



Kryetarja e Këshillit të Qarkut Korçë, Dr Irena Nikaj Profesor i Asociuar i Shkencave Sociale, merr pjesë në veprimtarinë e organizuar në ambjentet e Muzeut Kombëtar të Arsimit "Mësonjetoria e Parë Shqipe" në nderim të veprës dhe kontributit të patriotit dhe atdhetarit Pandeli Cale, në ditën e 136-vjetorit të lindjes së tij. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe Prefekti i Qarkut Korçë z. Ardit Konomi, drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale Korçë z. Kristaq Grabocka, drejtues shkollash , mësues, etj. Në fjalën e saj përshëndetëse , Kryetarja e Këshillit të Qarkut, Prof.As.Dr Irena Nikaj duke nxjerrë në pah dhe vlerësuar përpjekjet dhe kontributin e patriotit për kombin , shprehu gjithashtu nderimin dhe respektin më të thellë për patriotë të tillë që nuk u menduan dy herë për të vënë jetën e tyre në shërbim të lirisë së kombit dhe shkollës shqipe.