Takimi II Ndërkufitar për Projektin INACT.



Këshilli i Qarkut Korçë ka organizuar sot takimin e dytë ndërkombëtar në kuadër të projektit ndërkufitar INACT : " Një Qasje e Integruar për Promovimin dhe Zhvillimin e Biznesit Ndërkufitar" pjesë e programeve IPA Greqi -Shqipëri. Partnerë të këtij projekti janë : Këshilli i Qarkut Korçë, Universiteti i Thesalisë, Rajoni I Maqedonisë Perëndimore, Dhoma e Tregëtisë së Kosturit dhe Universiteti F.S.Noli Korçë.Takimin e hapi Kryetarja e Këshillit të Qarkut Korçë Dr. Irena Nikaj, Profesor i Asociuar i Shkencave Sociale , e cila pasi iu uroi mirëseardhjen partnerëve të projektit dhe të gjithë pjesëmarrësve, foli për objektivat , qëllimet si dhe rezultatet e pritshme të këtij projekti. Më tej ajo theksoi se synimi dhe objektivat e projektit nuk janë fokusuar thjesh tek reklamimi apo njohja e biznesit përtej kufirit por në një promovim dhe zhvillim të qëndrueshëm të tij që do bëhet i mundur me anë të një sërë strategjish, programesh zhvillimi dhe planesh veprimi të integruara midis të dy rajoneve . Ky takim pikërisht u fokusua në përcaktimin e këtyre strategjive dhe hapave që do ndërmerren në vazhdim për vënien në zbatim të projektit. Në diskutimet e tyre, partnerët treguan interest ë jashtëzakonshëm ndaj potencialeve të shumta që ka rajoni ynë si në drejtim të burimeve natyrore, kulturore, turistike dhe ato bujqësore. Takimi u mbyll me përcaktimin e detyrave për vënien në zbatim të projektit deri në takimin e ardhshëm.