Vendosja e pllakës përkujtimore në shtëpinë ku jetoi Thimi Mitko.



Këshilli i Qarkut Korçë kontribuoi për vendosjen e pllakës përkujtimore në shtëpinë ku ka jetuar patrioti , gjuhëtari dhe leksikologu Thimi Mitko në 195-vjetorin e lindjes së tij. Në fjalën e saj, Kryetarja e Këshillit të Qarkut Korçë, Prof. as. Dr. Irena Nikaj ndër të tjera tha se me anë të kontributit tonë modest synojmë sjelljen në kujtesë dhe njohjen e veprës së atdhetarit dhe gjuhëtarit të nderuar por edhe vlerësimin dhe dhënien e vëndit që i takon në historinë e gjuhës dhe letërsisë por edhe në historinë e Rilindjes Kombëtare.