Ceremonia e dhënies së titullit "Nderi i Qarkut" z. Skënder Rusi



Këshilli i Qarkut Korçë i jep titullin "Nderi i Qarkut" poetit te njohur të lirikës shqipe z. Skënder Rusi. Kjo ceremoni u zhvillua në ambjentet e Institucionit të Këshillit të Qarkut, ku morën pjesë personalitete nga Institucione të ndryshme të Qarkut, miq dhe familjarë të poetit. Titulli iu dorëzua nga Kryetarja e Këshillit të Qarkut Dr. Irena Nikaj, Profesor i Asociuar i Shkencave Sociale. Pas dorëzimit te titullit Kryetarja e Këshillit të Qarkut mbajti fjalën e saj. I nderuar z. Prefekt! Të nderuar përfaqësues të institucioneve publikë dhe fetarë! Të nderuar familjarë dhe pjesëmarrës! Ndihem e nderuar, që në cilësinë e Kryetares së Këshillit të Qarkut, të ndaj me ju vlerësimin dhe mirënjohjen tonë për krijimtarinë, veprën dhe kontributin e Skënder Rusit, që e konkretizojmësot me dhënien e këtij titulli nderi. Skender Rusi,njeriu i shquar i letrave i kohëve moderne, nuk shkruan vargje në letër të bardhë, ai hedh nota në pentagram, poeziae e tij është këngë siç thotë Dritëroi, poeti ynë kombëtar. Nëpër rrugët dhe rrugicat e kalldrëmta të Korçës përhapen si valët e qeta të detit tingujt e serenatave, tingujt e përjetësisë të një qyteti me shpirt të bukur që i këndon me pasion të veçantë dashurisë. Duke jetuar brenda këtij qyteti me shpirt poetik, nuk ka si të mos e kesh në mendje e në shpirt edhe poezinë e Skënder Rusit, këtij liriku me shpirt të ndjeshëm, këtij poeti që dashurinë e vështron me kujdes në dimensione krejt njerëzore të drejtpërdrejta që momentet e saj të magjishme i përjeton sa i kthjellët aq edhe i magjepsur prej hireve të gruas, të çdo moshe, me një kujdes të përkorë prej xhentëlmeni. Krijimtaria e Skënderit në poezinë shqipe ka shpalosur ngjyra të reja dhe i ka dhënëdimensione të reja shumëngjyrëshe lirikës sonë. Gjërat e veçanta në jetët tona ia veshim natyrës mistike, qielliore por edhe e përditshmja është e bukur. Të gjithë të zakonshmit e kësaj bote thonë dikur "mjaft". Kur shumë prej nesh e kanë humbur durimin, Skënderi vazhdon të shkruajë e të japë dashuri me cilësi të rrallë, me art të zgjedhur me poezinë si pika e vesës që gëzohet dhe drithërohet nga drita e diellit. Artistët, poetët nuk e thonë këtë as në këtë jetë as në çdo jetë tjetër që jetojnë me përmasa, cilësi a frymëtjetër; kjo është e vërteta e bukur, poezia e së veçantës së bukur që zbulon çdo ditë Skënder Rusi,me trokitjen e ndjenjave, fjalëve, presjeve, pikave të frymezuara nga estetika e zbuluar prej tij, nga art i tij origjinal. Në artin e vërtetë çdo artist ka kështjellën e vet, imagjinare apo tokësore, si e mendon dhe çfarë ka hedhur në letrën ku mbështet dorën, lapsin, fytyrën, mendimet, dëshpërimet. Mendoj se -Skënder Rusi,poeti i ndjenjës së bukur që lind dashuria, qërreket të na kumtojë poetikisht në mijëra vargje dhe dhjetra vëllime poetike se ajo, dashuria është dhurata më e bukur që mund të bëjë njeriu, - e meriton vleresimin që ne bëjmë sot kushtuar Skënderit dhe krijimtarisësëtij, si një pasuri e madhe kombëtare dhe rajonale letrare. Urime dhe suksese, Skënder Rusit dhe ju të gjithëve. Ju faleminderit!