" Një ditë në Korçë"



Këshilli I Qarkut Korçë në bashkëpunim me Albanian Excellence dhe Bashkinë Korçë organizuan veprimtarinë " Një ditë në Korçë" si pjesë e projektit "Për sot e për nesër". Veprimtarinë e hapi me fjalën e saj Prof.as.Dr .Irena Nikaj Kryetare e Këshillit të Qarkut e cila në fjalën e saj pasi foli për rëndësinë e aktivitetit në kuadër të mbrojtjes dhe krijimit të një mjedisi të shëndetëshëm për të gjithë në një qytet model përsa i përket infrastrukturës, ajo shpalli gjithashtu edhe projektin " Histori Suksesi" project ky AlbanianExcellence në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut, në të cilim do të prezantohen historitë më të suksesshme të qytetarëve të qarkut tonë gjatë këtyre viteve por dhe më gjerë. Veprimtarinë e nisi pedalimi me biçikleta vazhdoi mbasdite me ekspozitën fotografike të aktorit të njohur Adrian Cerga dhe më pas me mbrëmjen e artstëve të organizuar në mjediset e muzeut "Mësonjëtorja e Parë Shqipe"