Grupi Folklorik i Qarkut Korçë në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës



Grupi Folklorik i Qarkut Korçë, nën kujdesin e veçantë të Këshillit të Qarkut Korçë, paraqitet denjësisht në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës me një program të larmishëm, të spikatur duke ju sjellë të pranishmëve perla të vërteta të Folklorit të Qarkut Korçë. Programi u pregatit nga udhëheqësi artistik i tij Prof.As. Josif Minga. Në këtë grup merrnin pjese artistëme një karrierë të spikatur në festivalet folklorike kombëtare dhe emra të njohur të muzikës folklorike në vite si: Zhani Struga, Bylyre Jashar, Refjan Maksuti etj. Grupi Folklorik i Qarkut Korçë u nderua me pese çmime në këtë festival: Çmimin e dytë si Grup Folklorik, Çmimin e parë si Orkestrina më e mirë, Çmimin e pare si instrumentisti më i mirë z. Zhani Struga; u nderua me Çmimin e Karrierës znj. Bylyre Jashar, dhe Grupi i fëmijëve u nderua me çmim inkurajues.