Nje kartoline nga kori Lyra



Kryetarja e Këshillit të Qarkut Korcë Znj. Ana Verushi mori pjesë në koncertin Tradicional të Fundvitit "Një kartolinë nga kori Lyra",  të organizuar nga Bashkia Korcë. Kori Lira, ky emër kaq i vjetër përmban në vetvete thesarin e këngëve të qytetit duke u bërë simboli i vetëm i këngës qytetare korçare. Kryetari i Bashkise Z. Sotiraq Filo, prefekti Z.Ardit Konomi, imzot Johani si dhe të ftuar shijuan këngët më të bukura të repërtorit të korit Lyra nën një atmosferë festive. Urimet e ngrohta për vitin e ri 2016 përmbyllën me emocione të vecanta këtë koncert.