URIMI I FUNDVITIT I KRYETARES SE KESHILLIT TE QARKUT ZNJ. ANA VERUSHI



Të nderuar bashkëqytetarë , Me rastin e ndërrimit të viteve, në emër të Këshillit të Qarkut Korcë dhe në emrin tim, dëshiroj të ndaj me ju urimet e përzemërta për Vitin e Ri 2016. Me dëshirën për të qënë pranë jush, në këto ditë festive, por edhe me detyrën për ti zgjidhur dhe lehtësuar sa më shumë vështirësitë dhe problemet tuaja, si drejtuese e këtij institucioni më lejoni tËju uroj të kalojmë së bashku këto ditë të gëzuara, me shëndet dhe mirësi, me sa më shumë dashuri dhe paqe. Në ditët e fundvitit ështe bërë e natyrshme që secili prej nesh, përvec urimeve bën edhe një bilanc të punës së vet dhe projekton sipas mundësive atë që do të duhet të realizojë në vitin që vjen. Këshilli i Qarkut Korcë si një institucion që ka në qendër të punës së vet hartimin e projekteve zhvilluese për gjithë qarkun në përmirësimin e shërbimeve ndaj të gjithë qytetarëve të te gjithë qarkut, do të punojë në vazhdimësi edhe gjatë vitit që po vjen për të hartuar politika ndihme dhe orientimi të zhvillimit rural, ekonomik po ashtu edhe të sipërmarrjeve dhe bizneseve private. Me anën e këtyre projekteve mbështetur edhe në ndarjen e re territoriale, synojmë krijimin e një hapësire me më shume mundësi dhe zhvillim. Në fund të kësaj përshëndetjeje, edhe një herë ndaj me ju urimet më të mira për një vit të begatë, për më shumë mbarësi në familjet tuaja, për më shumë dashuri mes njeri-tjetrit, për një vit në të cilin secili prej jush të gjejë mundësinë për të zhvilluar me tej projektet e veta, të plotësojë kërkesat dhe nevojat, të realizojë ëndrrat e tij. Gëzuar për më shumë vjet Vitin e Ri 2016! Qoftë një vit i mbarë për të gjithë ju, me të dashurit tuaj pranë! Paci gjithmonë mbarësi në jetën dhe familjet tuaja! GEZUAR 2016 !