103 Vjetori i Policise se Shtetit



103 vjet polici e shtetit , 103 vjet arritje suksesesh, por edhe mund e sakrifica sublime të të gjithë atyre që punojnë në këtë front të vështirë të ruajtjes së rendit e qetësisë publike.
Sot është një ditë përkujtimi e falenderimi për drejtuesit e policisë, për ju punonjës që në përditshmërinë tuaj falni jetë normale familjeve tona , gjithë banorëve të rajonit.
Gëzuar këtë ditë të gjithë ju që me përkushtim keni respektuar emrin e punonjësit të policisë .
Këto ishin disa nga fjalët përshëndetëse të Kryetares së Këshillit të Qarkut Znj. Ana Verushi me rastin e 103 vjetorit të Policisë së Shtetit organizuar nga Drejtoria e Policisë e Qarkut Korcë.
Në këtë ceremoni ishte i pranishëm Prefekti I Qarkut Korcë Z. Ardit Konomi, drejtues të lartë të Policisë së Qarkut , Institucioneve Shtetërore, punonjës të policisë dhe familjare të tyre.
           
Në fjalën e tij Z.Ajet Zyberaj Drejtor i Policisë së Qarkut Korcë shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme që i jepet policisë së shtetit  në përballimin e problematikave të ndryshme me të cilat hasen punonjësit e policisë  duke  vënë theksin tek  Shoqëria Civile, Organizatave Joqeveritare si dhe Medias si një element kyc në pasqyrimin real të ngjarjeve.
Drejtoria e Policisë së Shtetit me këtë rast akordoi Certifikate Karriere për efektivët më të dalluar të cilat u dorëzuan nga prefekti i Qarkut Z. Ardit Konomi dhe Kryetarja e Këshillit të Qarkut Znj. Ana Verushi .