ASAMBLEJA RAJONALE DHE LOKALE E EURO MESDHEUT ARLEM



Asambleja Lokale dhe rajonale Euro-Mesdhetare është një asamble e përhershme dhe e përbashkët  e Komitetit të Rajoneve nga tri brigjet e Mesdheut, si dhe shoqatat  ndërkombëtare dhe evropiane që përfaqësojnë autoritetet lokale dhe rajonale të cilat janë aktive në rajon. Kryetarja e Këshillit te Qarkut Korce, si perfaqesuese e delegacionit shqiptar,  ishte pjesemarrese ne Asamblene Rajonale dhe Lokale te Euro Mesdheut ne Seancen 7-te Plenare, ARLEM  e cila u mbajt ne 18 dhe 19 janar 2016 në Nikosia, Qipro.
Krijimi i një platforme për ofrimin e ndihmës për autoritetet Libiane lokale (Nicosia platformë), kriza e refugjatëve dhe ndryshimet klimatike, ishin në mesin e çështjeve të diskutuara gjatë  ketij sesioni dy ditor plenar të  rajoneve Euro-Mesdhetare. Gjithashtu Seanca plenare  diskutoi
dy raporte tematike  te hartuara nga Komisioni i ri ARLEM  për Zhvillim të Qëndrueshëm të Territorit, për punësimin dhe zhvillimin territorial në rajonin e Mesdheut, mundësite qe do te ofrohen  per rishikimin e vazhdueshëm të Politikës Evropiane të Fqinjësisë, menaxhimin e migrimit në rajonin e Mesdheut, si dhe miratimin e Planit të Veprimit të ARLEM-it për vitin 2016.
Promovimi dhe mbeshtjetja e procesit të decentralizimit dhe "territorializimi" i politikave, programeve dhe projekteve të BE veçanërisht, duke marre në konsideratë nevojat dhe shqetësimet e veçanta të autoriteteve lokale dhe rajonale, forcimi i kapaciteteve institucionale të autoriteteve lokale dhe rajonale për të menaxhuar politikat publike do te ishin disa nga nismat kryesore  per nje bashkepunim te metejshem dhe frytdhenes midis rajoneve Euro Mesdhetare .