Progami IPA Cross - Border Maqedoni - Shqiperi 2014-2020



Programi i zhvillimit ndërkufitar midis Republikës së Maqedonisë dhe Shqipërisë  që do të zbatohet gjatë periudhës 2014-2020 është një dokument  i bazuar në një përpjekje të përbashkët të planifikimit strategjik mes dy vendeve dhe është rezultat i një procesi të madh konsultimesh me aktorët lokalë dhe përfituesit potencialë.
Kryetarja e Qarku Korcë Znj. Ana Verushi  anëtare  e Komitetit të Monitorimit për Programin IPA Cross-Border Maqedoni - Shqipëri 2014 -2020, mori pjesë në takimin e I-rë të këtij Komiteti i cili u  mbajt në Pogradec në 27 Janar 2016.
Objektivi kryesor i këtij takimi ishte përcaktimi i rregullave kryesore të Joint Monitorin Secretariat, përcaktimi i prioriteteve tematike,  aprovimi i planit të komunikimit dhe planit të punës për vitin 2016.
Programi Ndërkufitar Maqedoni - Shqipëri 2014 -2020 synon nxitjen e  një zhvillimi social - ekonomik të balancuar, përfshirës dhe të qëndrueshëm në zonën kufitare si dhe nxitjen e një dialogu social, zhvillimin e kapitalit njerëzor, nxitjen e punësimit dhe bashkëpunimit territorial. Stimulimi i një zhvillimi të qëndrueshëm, inkurajimi i turizmit dhe trashëgimisë kulturore si dhe mbrojtja e mjedisit ishin prioritetet kryesore të thirrjes së parë per projekte për vitin 2014 -2020 Maqedoni - Shqipëri.