Lancimi i thirrjes së parë për Projekt Propozime të Programit të Bashkëpunimit Transnacional "Ballkan Mediterran 2014 - 2020



Në kuadrin e thirrjes së parë për Projekt Propozime të Programit të Bashkëpunimit Transnacional "Ballkan Mediterran 2014 - 2020", është organizuar në Tiranë një Ditë Informimi, e pranishme ishte edhe Kryetarja e Këshillit të Qarkut Korcë Znj Ana Verushi.       Fokusi kryesor i këtij takimi ishte Lançimi i Programit të ri të Bashkëpunimit Transnacional Balkan Med 2014-2020, si dhe modalitetet e Thirrjes së Parë për projekte, prioritetet, alokimet financiare, forma e aplikimit, ngritja e partneriteteve, etj. Vendet të cilat janë të lejueshme për të marrë pjesë në këtë projekt janë Greqia, Shqipëria, Maqedonia, Qipro dhe Bullgaria. Inkurajimi i frytshëm për një  bashkëpunim kufitar, transnacional dhe interrajonal në projekte të përbashkëta do të sjellë më shumë zhvillim dhe punësim  për të gjitha vendet e rajonit të Bashkimit Europian e pasqyruar kjo në objektivat e thirrjes së parë të cilat janë :
-    Sipërmarrja dhe inovacioni
-    Mjedisi 
Ky projekt përmes programeve të bashkëpunimit synon të nxisë kohesionin social dhe ekonomik, duke inkurajuar një zhvillim të balancuar, promovuar  konkurueshmerine  midis vendeve kufitare përfshirëse në këto projekte, si dhe duke nxitur transformimin e rajoneve europiane në pole të forta ekonomiko - sociale nëpërmjet fondeve të projekteve të përbashkëta.