TE JESH GRUA ...



Kryetarja e Keshillit te Qarkut Korce Znj. Ana Verushi ka zgjedhur nje menyre tjeter ne prag te dites nderkombetare te 8 Marsit, krijimin e Aleances se Grave Keshilltare te Qarkut Korce me synimin, promovimin e tyre ne jeten politike, sociale dhe ekonomike.

Takimi pershendetes me te gjitha Grate Keshilltare te Qarkut Korce, kishte per qellim krijimin e   nje Forumi per tiu rikthyer zerit te vendimarrjes nen qenien grua, ku roli i grave te shkoje pertej cdo dallimi politik, profesional apo personal, si dhe duke e finalizuar per here te pare me krijimin e Aleances se Grave Keshilltare.

Te jesh grua do te thote shume, te jesh femer do te thote shume, por shume pak dine ta vleresojne ate. E konsiderojne si nje qenie te dobet qe mund ta ndrydhesh dhe ta thyesh lehte, para saj vene bllokaden e rendomte, te pashmangshme te heshtjes kur tek ajo mbizoteron vec takti dhe urtesia shtoi me tej Znj. Ana Verushi.

Gruaja sjell ne me vete ne bote nje fare vyrtyti, nje dhurate hyjnore qe i ben ato te afta per te rrenjosur cilesi te tilla si besimi, guximi, dhembshuria dhe permiresimi i marredhenieve dhe kultura. Duke perbuzur gruan, ke perbuzur gjysmen e qenies tende, pasi eshte ajo qe na sjell ne jete, eshte ajo qe na mban ne duar dhe qe ne rritemi te shendetshem, eshte ajo burimi i vazhdimesise se jetes,  nenvizoi Znj Ana Verushi .

             Por gjithashtu  Kryetarja e Keshillit te Qarkut mbeshteti fort rolin e gruas ne vendimarrje si pjese e rendesishme e jetes sociale duke i vene theksin iniciativave te reja ne biznes dhe suporti qe i duhet kesaj nisme .

     Keshilltaret e pranishme ne kete takim mbeshteten kete iniciative dhe diskutuan njeheresh mbi rolin e pazevendesueshem te nenes ne familje dhe ne ndertimin e shoqerise.