ASAMBLEJA EUROPIANE E RAJONEVE NORVEGJI 2016 E- TEKNOLOGJITE DHE DEMOKRACIA



    Asambleja e pergjithshme Europiane e Rajoneve zhvilloi ne datat 22- 24 Qershor ne Bodo te Norvegjise  Byrone Rajonale me teme "Rivitalizimi i Demokracise"  e cila nenvizoi  ndikimin e teknologjive te  reja mbi demokracine dhe menaxhimin publik si dhe prespektiven qe sjell demokracia e induktuar mbi teknologjine inovative.    Presidentja e Asamblese Europiane te Rajoneve Znj. Hande Ozsan Bozatlli ne fjalen e saj pershendetese theksoi nivelin e larte te pjesemarrjes ne AER,  rolin politik te kesaj strukture si dhe mundesine qe te gjithe anetaret e saj mund te jene pjese e debateve dhe bisedimeve dhe te kontribuojne ne ecurine e kesaj Byroje. Gjithashtu ajo vuri theksin  ne rolin  e Institucionet publike ne vendosjen e nje kornize per zbatimin e demokracise. Perfaqesues te larte te sektorit publik dhe privat nepermjet shembujve konkrete te ardhura nga projektet e meparshme ne rajonet e tyre do te nenvizonin :  Format e reja te perfshirjes dhe pjesemarrjes se qytetareve             Inovacioni ne sektorin publik Ë        Gjetja e teknikave te reja dhe ne literaturen online                                          
  Bashkëpunimi ndërrajonal eshte një mjet qe le gjurme inovative ne sektorin publik, nje nevoje per nje ndryshim te thelle ne menyren se si qeverite ofrojne sherbimet e tyre, ne menyren se si bashkepunojne me qytetaret, te cilat lene nje gjurme ne kohe dhe ne cilesine e jetes.   "Demokracia ne syrin e te rinjve" ishte nje nga prezantimet qe nenvizoi rolin e madh qe luajne te rinjte ne implementimin e teknikave te demokracise ,si nje menyre per te rritur pjesemarrjen e te rinjve ne proceset demokratike europiane. Kjo per faktin se te rinjte sot jane te lidhur me dixhitalizimet dhe kane pritshmeri te larte mbi E - demokracine.  "E ardhmja e demokracise si nje prespektive institucionale", "Komunikimi dhe veprimet në kohën e krizës" ishin ne fokusin e bisedimeve gjate zhvillimit te takimit.  Anëtarët diskutuan se si politikëbërësit duhet të angazhohen me qytetarët, ti dëgjojne me mirë, të kontribuojne  për të arritur nje bashkepunim sa me efikas midis tyre por edhe ne rajonet perkatese. Dialogu me institucionet evropiane, shkëmbimi i praktikave të mira, shqetesimet e rajoneve per ngjarjet ndërkombëtare në veçanti ne ceshtjen e perballimit e krizes se refugjateve, perfshirja ne platformat Europiane per reduktimin e varferise dhe perjashtimeve sociale,  shendetesise dhe ceshtjeve sociale do te mundesoje forcimin e metejshem te AER ne BE dhe do te  krijoje nje njohje me te thelle te rajoneve qe e perfaqesojne ate.